“Prokuroria të mos zvarrisë siç po bën me DH Albania. PD do t’i dorëzojë Prokurorisë të gjitha dokumentat e nevojshme për të nxjerrë në dritë këtë aferë korruptive, ku një grusht njerëzish duan të shtojnë pasuritë duke shkatërruar jetën e qindra familjeve.”
Sipas Zotit Balliu “një prokurori e pavarur, që nuk sakrifikon drejtësinë për t’ia hedhur vetingut, ka në dorë të kërkojë pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij projekti korruptiv dhe të pavlefshëm juridikisht tek Unaza e Re”. [caption id="attachment_63113" align="aligncenter" width="1920"]
Pergjigjia e Ministrise se Infrastruktures e cila pohon se kompani private nuk ka gjeodet (topograf).[/caption]
Sipas PD-së projekti është “skemë vjedhjeje parashë publike” e cila është mbështetur nga Autoriteti Rrugor. Sipas Zotit Balliu, ARRSH “në kundërshtim me ligjin e sponsorizimeve, ka pranuar si dhuratë një projekt të gatshëm mbi 1 milionë euro nga kompania AVE Consulting”. Gjithashtu sipas PD-së, e njëjta kompani ka pasur konflikt interesi pasi “ka fituar tenderin per të permbyllur procedurat e legalizimit të objekteve informale”.
Ish-deputeti Balliu garantoi se “me ligjin e ri Antimafia dhe me programin “Ndiq paranë”, zyrtarët apo privatët e përfshirë në këtë aferë do të paguajnë çdo dëm që i është shkaktuar shtetit shqiptar dhe banorëve të Unazës së Re nga projekti korruptiv 20 milion euro për 1 km”.
