Korrupsioni në Shqipëri në lidhje me klimën e të bërit biznes dhe investimeve ka qënë dhe është i përhapur dhe ky është problem themelor për ne.
Në fakt kemi raste investitorësh, që kanë ardhur, janë munduar, kanë pasur orientimin pozitiv për të investuar, por janë ndeshur me korrupsion ose pengesa të ndryshme ligjore apo proceduriale, të cilat herë kanë qënë të lidhura me korrupsionin e herë jo, por në fund kanë shkaktuar largimin e investitorëve.
Gjithashtu, ndryshimi i politikave fiskale ka ndikuar në uljen e investimeve. Jaço tha se:Shqipëria ka taksat më të larta në rajon, dhe kjo është larguese për investitorët. Po aq e dëmshme, është ndryshimi frekuent i nivelit të taksave apo kodit të tatimeve.
Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë foli edhe për ndikimin e sistemit ligjor dhe faktorit politik në prurjen e investimeve të huaja, duke thënë se:Sistemi ligjor që ne kemi, i cili nuk është i plotë, nuk funksionon siç duhet por në të njëjtën kohë kemi një reformë në drejtësi dhe shpresojmë të gjithë, që të na japë rezultate shumë më të mira, se sa këto që kemi tani.
Faktorit politik ka krijuar dhe vazhdon të krijojë ndikim negativ në klimën e biznesit, një pasiguri në lidhje me të ardhmen, pasiguri në lidhje me projektet e ardhshme, politikat fiskale, dhe me politikat tatimore.
