- Përgjimet janë radiografi e vjedhjes së zgjedhjeve, vepër për të cilat Edi Rama, Damian Gjiknuri, Pjerin Ndreu, Vangjush Dako e me radhë duhet të hetohen dhe vihen përpara drejtësisë.
- Përgjimet faktojnë se Kryeministri Rama ka ngritur një skemë për manipulimin e zgjedhjve, zbatuar më pas nga bashkëpunëtorët e tij.
- Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu, Ulsi Manja, Saimir Tahiri, Taulant Balla, Arben Keshi, Drini Gjeçi, Artan Gaçi, Sali Skura, Bekim Krashi dhe çdo person tjetër që i garanton Edi Ramës funksionimin e skemës për vjedhjen e zgjedhjeve janë sot e kësaj dite të pandëshkuar nga drejtësia dhe janë shpërblyer me poste nga Rama.
- Një prokurori e pavarur do të kishte hetuar këto qindra prova të gatshme dhe do ta kishte kërkuar dënimin me burg të Edi Ramës dhe çdo tjetri që ka marrë pjesë në zbatimin e skemës së tij për vjedhjen e zgjedhjeve.
- Përgjimi [1] ku Edi Rama bisedon me Arben Keshin dhe më pas [përgjimet 2-16] ai jep porositë e paligjshme për votat është shkelje e Kodit Penal 328/a, që parashikon ndalimin e përdorimit të një punonjësi që kryen një detyrë shteterore, veçanërisht ato që punojnë në arsimin publik, për të ë marrë pjesë në veprimtari elektorale të një partie. Kjo vepër dënohet me burg nga 1 në 3 vjet.
Shpërndaje te miqtë
