“Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se qeveria ka gënjyer dhe manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, duke fshehur 610 milionë euro borxh.
Qeveria ka vazhduar të gënjejë shqiptarët dhe institucionet ndërkombëtare duke pohuar se kanë ulur borxhin publik, në 67.2 për qind.
E vërteta është se borxhi publik është 71.6 për qind dhe ky sërish nuk është borxhi real përfundimtar, pasi aty nuk është përfshirë borxhi 2,2 miliardë euro nga PPP-të korruptive.
Nëse do të llogariteshin në mënyrën e duhur dhe sipas standarteve të kërkuara nga FMN dhe Banka Botërore, atëherë vlera reale e Borxhit Publik do të ishte 81 për qind.”
Sipas ish-deputetes, borxhi i fshehur prej 610 milionë eurosh, i kushton çdo shqiptari 200 euro. Zonja Tabaku tha se manipulimi i të dhënave zyrtare është vepër e rëndë që vë në rrezik të paprecedentë buxhetin e shtetit. Disa nga borxhet që janë fshehur në llogaritjen e borxhit publik nga qeveria janë:- Detyrimet për investime, vendime gjygjësore në shumën rreth 173 milionë euro;
- Detyrimet për rimbursimin e TVSH-së në shumën rreth 169 milionë euro;
- Borxhe për tatim ftim ndaj biznesit në shumën rreth 124 milionë euro;
- Detyrime gjyqësore në avokaturën e shtetit në shumën rreth 124 milionë euro;
- Detyrime gjyqësore ndërkombëtare në shumën rreth 26 milionë euro.
