“Tani po nisem për në Bruksel sëbashku me Kryeminsitrin e Maqedonisë së Veriut Zaev, për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste progresive të BE-së, në një format të krijuar enkas nga Partia Socialiste Progresive në funksion të nevojës që kemi sot për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbremjes së pasnesërme.”
Kryeminsitri pranoi se Franca deri më tani është e vendosur për moshapjen e negociatave me Shqipërinë:"[…] Qendrimi i Presidenti Macron dhe i Francës, nuk përkon, të paktën për momentin me atë të Gjermanisë dhe shumicës dërrmuese të vendeve anëtare".
Rama u shpreh se vendimi për hapjen ose jo të bisedimeve me Shqipërinë nuk ka lidhje me reformat e kryera nga qeveria por me problemet e brendshme të BE-së:“Pak por e sigurtë është që edhe Franca e njeh dhe e progresin e bërë ashtu sikur kërkon sot më shumë nga vetë BE se sa nga Shqipëria apo Maqedonia e Veriut”.
