PD publikon audiopërgjimin e kryetarit të Vaqarrit

exit.al 22 Prill 2021, 12:55

Partia Demokratike publikoi audiopërgjimin e dorëzuar sot nga Belind Këlliçi, në Prokurorinë e Posacme Antikorrupsion (SPAK), kundër kryetarit të Njësisë Administrative Vaqarr Gnetian Myrto.

Në audiopërgjim, PD njofton se Myrto i ka kërkuar 30 mijë euro rrushfet një qytetari për të regjistruar pronën e tij.

Të mërkurën përfaqësues të PD-së u përplasen me shoferin e Myrtos, Bledian Goga.

https://youtu.be/5-XxdALjots