Basha akuzon Ramën për përdorimin e 'marifete' për të fituat zgjedhjet

exit.al 22 Prill 2021, 12:25

Kyetari Lulzim Basha e akuzoi kryeministrin Edi Rama për kthimin e “marifeteve të vjetra me shpresën e rrënuar se do të ndalë të pandalshmen”.

“Edi Rama, i cili nga paniku i është kthyer marifeteve të vjetra, i është kthyer marifeteve të vjetra me shpresën e rrënuar se do të ndalë të pandalshmen.

Vëllezërve dhe motrave tona të cilët do të çlirojnë nga banda që do të marrë peng partinë e tyre, bashkohuni dhe ju me ne, bashkohuni me ndryshimin, votoni dhe ju si shumica dërrmuese e Vlorës dhe e Shqipërisë”, u shpreh Basha, nga Vlora, të enjten.

Ai akuzoi Ramën se “110 mijë shtëpi po bëhen gati t’i shkatërrojnë pas zgjedhjeve, e dëgjuat me veshët tuaj”.

“Ky është Edi Rama i vërtet, premton për votën dhe të nesërmen jo që vetëm që nuk e zbaton premtimin por ia kthen shpinën ndërsa qytetarëve i tregon forcën, brutalitetin, arrogancën e një pushteti të pashpirt për Vlorën, më të pashpirt për shqiptarët dhe Shqipërinë”, përfundoi Basha.