PD përgënjeshtron lajmet se Basha ka etiketuar anëtarësinë si antiamerikane

exit.al 20 Shtator 2021, 19:06

Partia Demokratike përgënjeshtroi lajmet e dala në media për deklaratat e bëra nga kreu i saj Lulzim Basha gjatë mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar të hënën.

Në një deklaratë zyrtare, thuhet se Basha “në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë...si antiamerikane”.

Në reagimin e PD theksohet se aleancën me SHBA nuk mund ta cënojë askush.

Gjatë mbledhjes, Basha u shpreh se vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nuk do të vihet në diskutim dhe se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar edhe nëse Berisha mbledh 1500 firma.