Basha takohet me strukturën e PD-së në Fier, një ditë para Berishës

exit.al 20 Shtator 2021, 17:10

Lulzim Basha, kryetari i PD-së do të takojë strukturat e partisë në Fier një ditë përpara takimit të lajëmruar të Sali Berishës.

Vendimi u njoftua të hënën në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar.

Berisha ka nisur një tur takimesh me anëtarësinë e PD-së në vend. Turi nisi me takimin në Tiranë e vazhdon në Fier, këtë të shtunë.

Qëllimi i takimeve, sipas Berishës është rikthimi i ligjshmërisë në parti.

Përplasja Berisha -Basha filloi pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, pas shpalljes non grata nga SHBA-të.