PD për përmbytjet në Durrës: Masakër urbane, shqiptarët të ndëshkojnë me votë Ramën e Dakon

exit.al 23 Shtator 2020, 14:44

Partia Demokratike denoncoi përmbytjet në qytetin e Durrësit pas shirave të mëngjesit, duke akuzuar kryeministrin Rama dhe ish kryebashkiakun Dako për vjedhje të fondeve publike. Në një postim në Facebook, ish deputeti Oerd Bylykbashi e konsideron atë një masakër urbane dhe i bën thirrje qytetarëve të votojnë kundër Ramës në 25 prill.

"Nje masakër urbane! E grabitën pushtetin me vota të manipuluara me 1 tetor 2000 dhe vazhdojnë ta vjedhin pa u ndalur në grykësinë e tyre. Dhe në 15 vitet e fundit Rama është ai qe ka caktuar me dorën e vet Dakon dhe bandën rreth tij që masakruan Durrësin‎.

Sa herë do te ishin bërë kanalizimet, do ishin hequr plehrat që digjen, apo do të ishin bërë parqe e punë publike që jeta e durrsakave të ishte më e mirë, nëse 20 buxhetet vjetore do ishin për durrsakët e jo për Dakot e Ramës?

Me 25 prill, kusuri i llogarisë së qeverisjes socialiste është vota si shpullë mbrapsh për të gjithë ate që keni hequr dhe vazhdoni të hiqni nga banda e Ramës që qeveris Durrësin në këto 20 vjet."

Shpërndaje te miqtë