PD nis fazën e verifikimit të figurës e pasurisë së kandidatëve për deputet

exit.al 1 Shtator 2020, 17:06

Komisioni i Përzgjedhjes së Kandidatëve në Partinë Demokratike nisi të hënën fazën e dytë të përzgjedhjes së kandidatëvë për deputetë.

Të parët të cilët do i nënshtrohen kësaj nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit janë ish-deputetët e dalë nga zgjedhjet e 2017-ës dhe kryesia e Partisë Demokratike.

Kandidatët do të plotësojnë formularin e vetdeklarimit për pasurinë e figurën . Kjo vlen për përsonat të cilët nuk kanë qënë deputetë në parlament në 2017.

Komisioni i Vlerësimit do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të disa kritereve të tjera si rezultatet e marra, nga secili ish-deputet, në zgjedhjet e vitit 2017 në qarkun dhe zonat ku kanë qenë të angazhuar në fushatë, por gjithashtu edhe angazhimi opozitar përgjatë këtij 3- vjeçari.Gjithashtu do të vlerësohet dhe kriteri në lidhje me jetën profesionale dhe publike të secilit prej kandidatëve.

Shpërndaje te miqtë