PD kallëzon në SPAK Ardi Veliun për shpërdorim detyre: Ka lejuar ushtrimin e dhunës ndaj të miturve

exit.al 14 Dhjetor 2020, 11:38

Partia Demokratike ka kallëzuar pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ardi Veliun. PD e akuzon Veliun për shpërdorim detyre, kryerjen e veprimeve arbitrare, pengimin e të drejtës për të protestuar, mosmarrjen e masace për të ndaluar paligjshmërinë dhe dëmtime të tjera me dashje. PD shprehet se Veliu ka urdhëruar dhunimin e të miturve në protestat kundër vrasjes së Klodian Rashës, duke shtuar se është vënë re një sasi e madhe e gazit lotsjellës kundër protestuesve.

“Në protestat paqësore për të kundërshtuar frymën e represionit policor dhe të abuzivizmit qeverisës, është vënë re përdorim i teprusr i dhunës policore, përdorimi në mënyrë të çmendur i gazit lotsjellës. Ai është hedhur në sasi shumë të mëdha në Bulevard dhe në zonat rezidenciale me densitet të lartë qytetarësh, që nuk ishin pjesë e protestës.”

PD i kërkoi SPAK të pezullojë nga detyra Veliun. Shpërndaje te miqtë