"Një kryeministër i cili ka qenë i paaftë për të menaxhuar një Shqipëri në normalitet dhe e futi në krizë atë dhe sot normalisht që do të jetë totalisht i paaftë për të përballuar dhe menaxhuar një situatë të tillë prej pandemisë por edhe pas tërmetit".
Kryemadhi: Rama i paaftë menaxhojë krizën e pandemisë dhe termetit
Monika Kryemadhi, Kryetarja e LSI-së përshendet vendimi e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shtyrjen e afatit të kartave të identitetit deri në fund të muajit prill.
“Vendimi i fundit i KQZ-së për të shtyrë afatin e kartave të identitetit deri në fund të muajit prill ishte një avantazh shumë i madh, sepse krijon një lehtësi, edhe psikologjike, për të gjithë qytetarët”, u shpreh Kryemadhi gjatë një takimi elektoral me gartë në Kamëz.
Ajo sulmoi edhe fushatën e qeverisë për vaksinimin e popullsisë, duke e quajtur se “e vetmja buzëqeshje që ne shohim është ngërdheshja e Kryeministrit tonë në maskën në fytyrë, sepse edhe vetë ai nuk është i lumtur dhe i gëzuar për shkak të situatës që e ka krijuar ai vetë”.
Kryemadhi u shpreh se Rama nuk e menaxhon dot situatën e krizës së pandemisë dhe tërmetit sepse “ka qenë i paaftë për të menaxhuar një Shqipëri në normalitet dhe e futi në krizë”:
Të sugjeruara
Kanadaja pezullon vaksinën AstraZeneca për moshat nën 55 vjeç
30 Mars 2021, 11:20Qeveria tenderon €50 milionë me negocim direkt me kompanitë, pa garë
30 Mars 2021, 12:05Shtyhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut
30 Mars 2021, 10:53
Demokracia nuk është llotari. Pse shoqëritë e dëshpëruara kërkojnë mrekulli politike
26 Korrik 2026, 13:41
