PD i kërkon Ramës respektimin e marrëveshjes së 5 majit përmes fjalëve të Wadephul

exit.al 14 Korrik 2020, 19:19

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi publikoi në gjuhën shqipe deklaratën e zëvendës kryetarit të CDU-së, Johann Wadephul për t’i kërkuar Kryeministrit të heqë dorë nga ndryshimi i marrëveshjes për reformën zgjedhore.

Wadephul deklaroi në Bruksel se nëse marrëveshja e 5 majit për reformën zgjedhore nuk do të miratohet ashtu siç është dhe pa asnjë ndryshim, Bundestagu gjerman nuk do të aprovojë hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Frika jote nga humbja e pushtetit nuk mund të marrë peng Shqipërinë.”, shkruan Bardhi në Facebook.

Shpërndaje te miqtë