PD dhe LSI ende pa vendim, me një listë apo dy lista

exit.al 9 Shkurt 2021, 18:42

Partia Demokratike (PD) dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ende nuk e kanë vendosur nëse do të paraqiten në zgjedhje me një listë apo me dy lista.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një intervistë me gazetarin Xhoi Malësori në Ora News, te martën, pyetjes “një listë apo dy lista, kur do të marrë fund ky debat”, ju përgjigjë:

“Nuk ka pikë rëndësie sesi vendimmarrja e cila ka të bëjë me aspektet teknike do të materializohet. Rëndësi ka që ne jemi një koalicion, kemi një qëllim..”.

PD ka arritur një marrëveshje me PR, LZHK-në dhe PAA-në, kandidatët e të cilëve do të kandidojnë në listat e PD-së.

Ndërsa, Monika Kryemadhi në media ka thënë se po shihet mundësia për të garuar me lista të përbashkëta në ato qarqe ku mendohet se LSI është më e dobët.

Të dyja partitë kanë dorëzuar këtë javë në KQZ, kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Shpërndaje te miqtë