- Vilma Nushi – përfituese e koncesionit të Check-Up it (120 milionë euro);
- Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari – përfituesit e koncesionit të ndërtimit dhe mirëmbajtes së rrugës Milot-Morinë;
- Shkëlqim Fusha – përfituesi kryesor nga Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar
- Klodian Zoto - përfitues i koncesioneve të ndërtimit dhe menaxhimit të inceneratorëve të Tiranës (128 milionë euro), Fierit (28 milionë euro) dhe Elbasanit (22 milionë euro);
- Endri Meksi dhe Olsi Rama – përfituesit e koncesionit të sistemit qëndror të Monitorimit të Lojërave të Fatit;
- Bashkim Ulaj - përfitues i koncesionit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Thumanë-Vorë (225 milionë euro);
- Idajet Ismailaj – përfituesi i ndërtimit të stadiumit kombëtar dhe kullës 24-katëshe;
- Gentian Sula – përfitues i koncesionit të kontrollit të instrumenteve malës të karburantëve gazit të lëngshëm
- Arjan Leskaj - përfitues i ndërtimit të hekurudhës Fier-Ballsh-Vlorë
- Edmond Bego – përfitues i lejeve minerare në Elbasan;
- Rrok Gjoka – përfitues i ndërtimit dhe menaxhimit të Rrugës së Arbrit (268 milionë euro);
- Ilir Rrapaj - përfitues i koncesionit të sterilizimit (77 milionë euro);
- Jani Karathano - përfitues i koncesionit të shërbimeve laboratorik (104 milionë euro);
Gjatë fjalës së tij, Zoti Basha deklaroi:"Shqipëria është në një gjendje kolapsi; një krizë të trefishtë ekonomike, politike e morale ka kapluar vendin. Opozita është angazhuar të përpunojë dhe të hedhë për diskutim platformën tonë për të dalë nga kjo e keqe. Marrëdhënia midis krimit dhe politikës nuk është mjaftuar me kapjen e zgjedhjeve, por ka avancuar si një kancer në ekonominë shqiptare. Ne do të prezantojmë platformën Antimafia që propozon mekanizmin ligjor dhe institucional për evidentimin, sekuestrimin e pasurive të personave publikë dhe private të përfshirë në afera korruptive tendera, koncensione, PPP. Sipërmarrja nuk do të shohë asnjë ditë të bardhë nëse nuk garantojmë konkurrencën e lirë në treg, nëse një grup njerëzish vazhdon të përfitojë gjysmën e fondeve publike në mënyrë jo transparente."Prezantimi i platformës u nda në tre pjesë:
- Bilanci i abuzimeve në sektorin e tenerderva, koncensione, monopoleve që u prezantua nga deputetja Jorida Tabaku;
- Bilanci financiar se sa i kushtojnë këto abuzime taksapaguesve shqiptarë që u prezantua nga deputeti Florjon Mima;
- Amendimet e ligjit anti-mafia që u prezantua nga deputeti Enkelejd Alibeaj.
Shpërndaje te miqtë
