“Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik.
Ai është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje dhe i ndalohet kandidimi përjetë për një funksion publik.
PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas KQZ të veprojë pa asnjë vonesë për administrimin e vendimit zyrtar të gjykatës së Matit dhe heqjen e mandatit për kreun e bashkisë së Matit Agron Malaj.”
Në rast se akuzat e opozitës verifikohen nga prokuroria, Agron Malaj nuk mund të shërbejë më si kryebashkiak. Agron Malaj është kryebashkiaku i pestë socialist, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, që Partia Demokratike ka denoncuar për fshehje të së shkuarës kriminale. Kryebashkiakët e tjerë janë Valdrin Pjetri i Shkodrës, Agim Kajmaku i Vorës, Mark Babani i Vaut të Dejës dhe Qerim Ismailaj i Mallakastrës. Zoti Bardhi tha se të gjitha këto raste konfirmojnë se Rama ka ardhur në pushtet me mbështetjen e kriminelëve:"Ky është rasti i pestë pas atij të Shkodrës, Vorës, vaut të Dejës dhe Mallakastrës, që konfirmon se Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit dhe ndan pushtet me krimin."
