PD akuzon Bashkinë Berat për deformim të votës së qytetarëve

exit.al 14 Maj 2021, 13:15

Partia Demokratike akuzoi Bashkinë e Beratit, të drejtuar nga socialistët se përmes vendimeve të marra gjatë muajit të zgjdhjeve ka deformuar votën e qytetarëve, më 25 prill. Në bazë të kësaj deklarate, PD kërkon shpalljen e pavlefshme të votave në qarkun e Beratit. Vendimet e Bashkisë Berat sipas PD janë:

Shpërndarja e 10 milionë lekëve për tërmetin në prag të zgjedhjeve.

Shtyrja e pagesën së këstit së taksave dhe tarifave vendore deri pas zgjedhjeve.

Shtim i numrit te punonjësve të Bashkisë Berat me 16 persona.

Dhënia e ndihmave nga Rezervat e Shtetit 1 javë përpara zgjedhjeve.

PD u shpreh në KQZ se bashkia i ka bërë presion “nëpunësve civilë per te gjetur secili 30-50 vota per PS-në kembim te vendit te punës”.