Komisioni hetimor për Metën hedh poshte kërkesën për vlerësim shëndetësor

exit.al 14 Maj 2021, 12:15

Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nuk pranoi kërkesën e deputetit socialist Spartak Braho për një vlerësim të gjendjes shëndetësore të Metës.

Kryetari i komisionit Hyseni u shpreh se kjo kërkesë nuk ishte objekt i hetimit për shkelje të Kushtetutës.

Ndërkohë, komisioni miratoi kërkesën e deputeti Myslim Murrizi për marrjen e praktikës së shkarkimit të presidentit Italian në vitin 1993.

Të enjten, 20 maj komisioni do të shyrtojë raportin e hartuar nga ekspertët ligjor.