PD akuza qeverisë për mungesë të masave ndihmuese ndaj biznesit

exit.al 11 Gusht 2020, 13:48

Ish deputeti i PD-së Gent Strazimiri deklaroi se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar bizneset në vend.

Në një postim në Facebook, Strazimiri shkruan se në dallim nga vendet europiane ku debate kryesor është ndihma ndaj bizneseve për të përballuar pandeminë, në Shqipëri nuk ka një debat të tillë.

Ai shton se qeveria vazhdon të japë koncesione të panevojshme për rrugë e tunele si dhe nuk ka shkurtuar pagesat për to.

 

Shpërndaje te miqtë