Pas pesë orësh, policia qëllon 71 vjeçarin në Elbasan që hapi zjarr drejt saj

exit.al 24 Shtator 2020, 18:16

Pas pesë orësh policia ka qëlluar 71 vjeçarin, i cili plagosi dy qytetarë dhe hapi zjarr ndaj policisë.

Sipas BalkanWeb, policia ka hyrë me forcë në banesën e 71 vjeçarit dhe janë dëgjuar të shtëna.

71 vjeçari nuk pranonte të dorëzohej dhe kishte 5 orë që qendronte brenda banesës së tij.

Në mesditë ai plagosi dy qytetarë të rastit. Familjarët e 71-vjeçarit kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë pas një konflikti me të. Por kur policia i është afruar banesës, 71-vjeçari filloi të gjuajën me armë zjarri në drejtim të saj.

Shpërndaje te miqtë