Pas lidhjes së marrëdhënieve diplomatike, mes Kosovës dhe Izraelit krijohet Korporata Zhvillimore dhe Investuese

exit.al 2 Mars 2021, 11:45

Mes Kosovës dhe Izraelit është shpallur të martën krijimi i Korporatës Zhvillimore dhe Investuese, si zyrat e reja nërlidhëse për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Qëllimi i kësaj korporate, themeluar nga Damian Brikman dhe Israel Levinson, thuhet se është rritja e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Kujtojmë se 1 shkurt 2021, Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës dhe dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike mes tyre.

Izraeli u bë shteti i 117 që njeh pavarësinë e Kosovës.

Kosova dhe Izraeli kishin vendosur marrëdhënie diplomatike menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik në Shtëpi të Bardhë më 4 shtator 2020. Pas kësaj, Kosova pritet të vendos ambasadën në Jerusalem.