Formula e shpërndarjes së mandateve favorizon partitë e mëdha

exit.al 1 Mars 2021, 22:35

Formula aktuale e shpërndarjes së mandateve do të favorizojë partitë e mëdha, në zgjedhjet e 25 prillit, u shpreh Blendi Ceka në emisionin "Me pak fjalë", në Euronews.

Ai sqaroi se "partitë e vogla nëse nuk arrijnë të marrin mandate, votat e tyre praktikisht digjen dhe pesha e partive të mëdha rritet".

Në këtë mënyrë votat e djegura të partive të vogla forcojnë partinë e parë në qark.

"Kandidatët e pavarur do të funksionojnë si partitë e vogla", u shpreh Ceka.

Gjithashtu, Ceka sqaroi se nëse do të rritet pjesmarrja në zgjedhje, atëherë "PS si përqindje bie".

Ndërsa listat e hapura, të miratuara në korrik 2020, "mund të rrisin pjesëmarrjen, por në vend që të ketë efekt zgjerimi mund të kthehet në garë brenda vetes", sipas Cekës.