“Shteti shqiptar përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie.”
Më 26 nëntor Shqipëria u godit nga një tërmet i magnitudës 6.4 Richter. Nga kjo lëkundje e fuqishme humbën jetën 51 qytetarë dhe mbetën të pastrehë mijëra të tjerë.Parlamenti miraton kërkesën e qeverisë, zgjat me 3 muaj gjendjen e fatkeqësisë natyrore
Gjendja e fatkeqësisë natyrore zgjatet deri më 30 mars, ndërsa Ministër i Rindërtimit për pasojat që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit do të jetë Arben Ahmetaj.
Parlamenti miratoi me 92 vota pro kërkesën e qeverisë për të zgjatur me 3 muaj gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe me 97 vota pro emërimin e Zotit Ahmetaj Ministër.
Qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për qarkun e Durrësit dhe Tiranës më 27 nëntor. Pas problemeve që u konstatuan nga tërmeti edhe në qarkun e Lezhës, u ra dakord që me këtë gjendje të trajtohej edhe kjo zonë.
Opozita e kundërshtoi zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, me argumentin se se me këtë kërkesë, qeveria “synon të pengojë implementimin e reformës zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme, të përgjithshme dhe vendore, pasi Kushtetuta i ndalon ato, për sa kohë vendi është në një situatë të tillë.”
Siç Exit News e ka shpjeguar më parë, gjendja e fatkeqësisë natyrore vendoset me vendim të Këshillit të Ministrave për “periudhë jo më të gjatë se 30 ditë”.
Qeveria dhe bashkitë kanë detyrim ligjor të kompesojnë të gjithë qytetarët të prekur nga fatkeqësia natyrore. Ky detyrim është parashikuar në nenin 41 të ligjit :
Të sugjeruara
Parlamenti miraton paketën anti-shpifje
18 Dhjetor 2019, 20:25OSBE aplikon standard tjetër për lirinë e medias në Maqedoninë e Veriut
18 Dhjetor 2019, 20:08
Integrimi, arsimi dhe shkenca: kapituj të mbyllur, por sfida të hapura
17 Korrik 2026, 16:40
