- Reforma zgjedhore e cila është “përfshirëse, e zhvilluar në kohë dhe e mbështetur në analiza të plota të politikave, me qëllim trajtimin e rekomandimeve të këtij raporti.” Përfshin harmonizimin e “dispozitave në ligje të ndryshme që kanë të bëjnë me zgjedhjet duhet të harmonizohen, veçanërisht ato në lidhje me fushatën, financimin e fushatës dhe median”
- “Përpjekje serioze […] për të trajtuar çështjen e vazhdueshme të blerjes së votës, si nëpërmjet një fushate për ndërgjegjësimin qytetar, ashtu edhe nëpërmjet ndjekjes penale, me qëllim forcimin e besimit te procesi zgjedhor. [..]Një refuzim publik nga ana e politikanëve për të pranuar mbështetje financiare nga individë me të kaluar kriminale do të ndihmonte në ndërtimin e besimit të publikut në integritetin e zgjedhjeve.
- Ngritjen e “një organi transparent, të pavarur dhe përfshirës” me detyrën e ndjekjes “së veprës për abuzim me burimet e shtetit dhe ushtrimin e ndikimit mbi votuesit”.
- Emërimin mbi baza jopartiake të komisionerëve zgjedhorë dhe anëtarëve të grupeve të numërimit.
- Kufizimet e së drejtës së votës për personat me aftësi të kufizuar mendore duhet të hiqen dhe “heqja automatikisht e zgjedhësve të moshës 100 vjeç”.
- Dispozitat penale për shpifjen duhet të shfuqizohen duke u dhënë përparësi zgjidhjeve juridike civile të hartuara për të rivendosur në vend reputacionin e dëmtuar.
Me fjalë të tjera, Komisioni i Reformës Zgjedhore duhet të rishikojë dhe të harmonizojë të gjtihë legjislacionin që i përket zgjedhjeve; të shkëpusë politikanët nga krimi i organizuar; të krijojë organin e pavarur të monitorimit të fushatës zgjedhore: të depolitizojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe të gjitha komisionet e tjera zgjedhore; të zgjerojë të drejtën e votimit; të ndryshojë Kodin Penal. Secili nga këto rekomandime, që të plotësohet, duhet — nën rrethana normale—të marrë muaj diskutime e punime edhe nëse ato do të zhvilloheshin në një mjedis “normal” politik, ku opozita dhe shumica duhet të punojnë në mënyrë konstruktive. Ky lloj mjedisi aktualisht nuk ekziston. Në ndryshim nga Reforma në Drejtësi, Reforma Zgjedhore vendos një target të vështirë për qeverinë — zbatimin, përpara qershorit të 2019-ës: të rekomandimeve të cituara më sipër (dhe mundësisht edhe disa të tjera) të OSBE/ODIHR. Pa këtë reformë vendimtare, mundësia e hapjes së bisedimeve për anëtarësim në BE nuk ekziston. Dhe shanset që në qershor të 2019, pas zgjedhjeve vendore, me Komision Evropian të ri dhe me një Parlament Europian të ri, mjedisi politik do të jetë tërësisht i ndryshëm— dhe me shumë gjasa më pak në favor të Ramës. Shpërndaje te miqtë
