OSSHE: Të enjten disa zona të Tiranës do të jenë pa drita

exit.al 10 Qershor 2020, 16:58

Në 11 qershor, në disa zona të Tiranës nuk do të ketë energji elektrike, për shkak të rregullimeve në nënstacionin rajonal dhe nënstacionin e TEC.

OSSHE lajmëroi se nuk do të ketë energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 12:00 pjesërisht në rrugën “Memet Brocaj”, dhe rruga “Haxhi Hysen Dalliaj”.

Ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të ndërpritet energjia pjesërisht në Yzberisht dhe Kodër Mëzez.