Qytetarët përplasen me IKMT-në: Po bën shembje selektive të ndërtimeve pa leje

exit.al 10 Qershor 2020, 13:21

Pronarët e një sërë ndërtimesh në bregdetin e Velipojës kanë akuzuar Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit se po bëjnë prishje selektive të ndërtimeve pa leje.

Kryetari i PD-së në Velipojë Nikollë Marku tha se IKMT-ja po shemb objektet në bazë të bindjeve politike të pronarëve dhe se po përdor shembjen e ndërtimeve për politikë.

Ai tha se Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Shkodër nuk ka qenë fare në dijeni të aksionit të sotëm në IKMT-së në bregdetin e Velipojës.

Megjithë kundërshtimet, IKMT ka vijuar punën me shembjen e ndërtesave pa leje. Sot është parashikuar të prishen 27 objekte.