Oslo shtrëngon masat për të luftuar përhapjen e shpejtë të koronavirusit

exit.al 28 Shkurt 2021, 21:00

Kryeqyteti norvegjez Oslo po rrit kufizimet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit pas një rritje të infeksioneve të lidhura me variantin britanik

Varianti filloi të përhapet në Oslo në janar dhe tani përbën 50-70% të infeksioneve, tha Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik (FHI), raporton Reuters.

Qyteti regjistroi një rekord ditor të 245 infeksioneve të reja me koronavirus të premten.

"Ne duhet të shtrëngojmë masat", tha Raymond Johansen, kryetari i bashkisë në Oslo, në një konferencë shtypi.

Të gjithë restorantet, përveç shërbimeve të marrjes me vete, dhe dyqanet jo-thelbësore, përveç ushqimeve, farmacive dhe dyqaneve të pijeve, do të duhet të mbyllen nga e marta, ndërsa niveli "i kuq" vendoset në shkollat e mesme të larta, që do të thotë se studentët do të kthehen në të mësuarit nga shtëpia.

Shpërndaje te miqtë