Zbulohen rastet e para të variantit 'brazilian' të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar

exit.al 28 Shkurt 2021, 20:30

Mbretëria e Bashkuar ka shënuar rastin e parë të infektuar me variantin e koronavirusit që është zbuluar në Brazil, ka njoftuar autoriteti i Shëndetit Publik në Angli

Varianti është etiketuar si një "variant shqetësues" pasi ekziston frika se vaksinat ekzistuese mund të jenë më pak efektive kundër tij.

Tre raste janë zbuluar në Angli dhe tre në Skoci, raporton The Guardian.

Varianti i Brazilit është i ngjashëm me variantin e zbuluar në Afrikën e Jugut.

Ata mendohet të jenë më infektues megjithatë studimet nuk janë ende përfundimtare.

Shpërndaje te miqtë