OSBE shpreh gatishmërinë për të mbështetur luftën kundër korrupsionit

exit.al 9 Dhjetor 2020, 17:13

Prezenca e OSBE në Shqipëri ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Në ditën Ndërkombëtare Kundër Koprrupsionit, OSBE është shprehur se korrupsioni shkatërron themelet e shtetit modern dhe ul besueshmërinë e qytetarëve tek institucionet.

Prezenca e OSBE-së është e palëkundur në mbështetjen që i jep Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e këtyre angazhimeve të reja”, shkruan OSBE.

Respektimi i shtetit të së drejtës dhe transparenca në qeverisje janë faktorët që OSBE i evidenton si elemente kyçe që luftojnë korrupsionin.

Mbikëqyrja e efektshme dhe pjesëmarrja e qytetarëve janë vendimtare për të minimizuar rreziqet dhe për të zvogëluar korrupsionin, pohon OSBE.

Shpërndaje te miqtë