“Ky komision është ngritur një vit më parë. Janë zhvilluar dhjetëra mbledhje dhe janë marrë dëshmi, përfshirë edhe të presidentit.
Sot e zbutët dhe e çuat në çështje procedurale dhe ky komision ka dalë jashtë objektit të tij.
Ndoshta ky është momenti i rimartesës së Ramës me Metën. Ndoshta flirtet e muajve të fundit me Metën janë për ta amnistuar nga shkelja e Kushtetutës dhe ju konsumoni pazarin e radhës në kurriz të shqiptarëve.”
Sipas Valterit, presidenti Meta kapërceu kompetencat e tij kur lëshoi dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pas leximit të qëndrimit të tyre, deputët Halit Valteri, Alban Zeneli dhe Arlind Çarçani kanë braktisur mbledhjen. Ndërsa deputeti Adriatik Alimadhi tha se mbështet qendrimin e shumicës socialiste, e cila u tërhoq nga kërkesa për shkarkimin e Metës. Raporti përfundimtar i komisionit do të përmbajë të dyja qëndrimet dhe do të paraqitet në kuvend. Shpërndaje te miqtë
