Vendimi i Presidentit i shërben interesit publik. E mbështes atë, por pa largimin e Edi Ramës nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme as më 30 Qershor, as më 30 Korrik, as më 30 Gusht.
Ky qendrim u mbështet edhe nga partitë e koalicionit opozitar. Në përfundimit të takimit ndërmjet Zotit Basha dhe kryetarëve të partive opozitare, Zoti Mediu, Kryetar i Partisë Republikane u shpreh për mediat se:Pas qendrimit të Presidentit të Republikës, besoj që Basha, në emër të opozitës, e ka shprehur qartësisht qëndrimin e tij, angazhimin e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme pa Ramën, Kryeministër.
Qëndrimi ynë është i njëjtë me atë që zoti Basha ka mbajtur në konferencën për shtyp sot. Kjo ka qenë dhe mbetet pjesë e axhendës sonë.
Shpërndaje te miqtë
