“Ndryshimet janë të papranueshme dhe nuk janë të detyrueshme për opozitën dhe shqiptarët.”
Basha tha se Kuvendi sot shkeli kushtetutën, ligjet dhe konsensusin e arritur me 5 qershor. Ai shtoi më tej se Rama nuk po i hap listat dhe se refuzoi propozimet e opozitës në lidhje me listat dhe koalicionet.“Sot Kuvendi gjysmak tregoi se është një çirak i interesave politikë të Edi Ramës. Qytetarëve nuk po u jepen lista të hapura, ato hapen vetëm nga fundi sepse Rama refuzoi propozimin tonë dhe për të mos prekur koalicionin. Sot Kuvendi shkeli më këmbë ligjet e Kushtetutën. Shkelën konsensusin. “
Në përfundim, kryetari i PD pohoi se opozita do të vazhdojë luftën e saj për të mbrojtur demokracinë dhe për të fituar zgjedhjet. Shpërndaje te miqtë
