Opozita kërkon miratimin e Kodit Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit

exit.al 20 Korrik 2020, 10:32

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka deklaruar se opozita kërkon miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit, pa ndryshime.

Vasili, njëkohësisht dhe përfaqësuesi i LSI-së në Këshillin Politik, deklaroi të hënën se ‘marrëveshja e 5 qershorit nuk preket’.

Vasili u shpreh se ‘Kodi Elektoral është një i tërë dhe firmoset nga ata që kanë përfaqësuar partitë e tyre që në fillim,’ duke lënë të kuptohet se opozita nuk planifikon të bëjë lëshime gjatë mbledhjes së Këshillit Politik.

Në takimin e orës 11:00 pritet të marrin pjesë Petrit Vasili, Oerd Bylykbashi, Gazment Bardhi, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi dhe Damian Gjiknuri.

Nuk dihet ende nëse kryeministri Rama do të shkojë në takimin e orën 11:00 me përfaqësues të tjerë të opozitës, kur Meta nuk ka komentuar ende nëse do të marrë pjesë apo jo, ndërsa Basha ka ikur në Kosovë.

Shpërndaje te miqtë