Dyfishohet numri i vdekjeve në SHBA në dy ditë, arrin në 2000

exit.al 28 Mars 2020, 23:53

Numri i vdekjeve te lidhura me koronavirusi arriti në 2000, në Amerikë, ditën e shtunë. Dy ditë më parë Amerika kishte vetëm një mijë të vdekur.

Ky lloj zhvillimi është shumë shqetësues duke patur parasysh se u desh një muaj që numri i vdekjeve të rritej nga një në një mijë.

Më 29 shkurt u shënua i vdekuri i parë në shtetin e Uashingtonit.

Numri i të infektuarve ka arritur në 120 mijë persona. Amerika është sot epiqendra e pandemisë.

Specialistët presin që situata të përkeqësohet në ditët e ardhshme.