Operacioni Shqipëri-Itali: Arrestohet personi i 6 në Vlorë

exit.al 10 Mars 2021, 09:54

Policia shqiptare arrestoi të mërkurën personin e 6 të përfshirë në trafik të lëndëve narkotike nga Vlora drejt Italisë.

Sipas njoftimit i arrestuari është A. V., 30 vjeç, banues në Vlorë, Shqipëri.

Ai do të ekstradohet në Itali. Ditën e martë, policia shqiptare në bashkëpunim me policinë italiane ka rrestuar 5 persona në Vlorë.

Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor në Romë, ku u arrestuan 55 persona ndër ta 27 shqiptarë.

Sipas policisë këta persona do të ekstradohen për në Itali.

Shpërndaje te miqtë