Maqedonia e Veriut regjistron 22 viktima dhe 872 të infektuar

exit.al 9 Mars 2021, 22:52

Maqedonia e Veriut regjistroi të martën 872 infektime të reja dhe 22 viktima.

Këto janë shufrat më të larta në tre muajt e fundit, bazuar në të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik në Shkup.

Shkupi ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve, 459 infektime.

412 persona janë shëruar dhe janë kryer 3 394 testime.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndaluar lëvizjen e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 06:00.

Shpërndaje te miqtë