Operacioni Shqipëri-Itali: Arrestohen 5 persona në Vlorë

exit.al 9 Mars 2021, 11:30

Policia shqiptare në bashkëpunim me policinë italiane ka rrestuar 5 persona në Vlorë, të martën. Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike nga Vlora drejt Italisë.

Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor në Romë, ku u arrestuan 55 persona ndër ta 27 shqiptarë.

Sipas policisë këta persona do të ekstradohen për në Itali.