“Është e rëndësishme të ndihmojmë në njohjen e dhe mbështetjen e të gjitha viktimave të regjimit totalitar”.
Në respekt të parashikimeve kushtetuese, ONM ka monitoruar zbatimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore” dhe “konfirmon se këto parashikime ligjore janë zbatuar në mënyrë të vazhdueshme sipas kuadrit ligjor të procesit të vetingut”. Exit News e pyeti ONM pas një letre të hapur drejtuar nga ish-të përndjekurit në fund të vitit 2019. Letra e shkruar nga Nebil Cika, drejtuesi i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, shpjegonte se si anëtarë të sigurimit, hetues, dhe gjyqtarë janë emëruar në institucionet e reja të drejtësisëë. Ai thotë se shumë nga këto persona kanë dënuar qytetarët, me burg, me punë të detyruar, me tortura dhe deri me pushkatim. Ajo citonte 6 raste ku kandidatët e promovuar në sistemin e drejtësisë lidhen me procese politike të diktaturës apo dhe me ish-Sigurimin e Shtetit:- Kryetari i SPAK-ut të Arben Krajës, ish hetues në Shkodër 1987-1992.
- Zëvendësprokurori i Përgjithshëm Thoma Jano, hetues në Krujë 1980-1991 autor i dhjetra proceseve hetimore politike.
- Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvoranit, ish-prokuror komunist, ka dhënë dënime politike për kundërshtarët e regjimit përfshirë edhe ata që rrëzuan bustin e Stalinit në vitin 1990.
- Anëtarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Fatmira Luli, gjyqtare në kohën e diktaturës ka dënuar qytetarë pse morën pjesë në rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991 apo për hyrjen në ambasada.
- Anëtari i Këshillit të Emërimeve në Prokurori Bujar Sheshi, ish-hetues i Sigurimit të Shtetit autor i shumë arrestimeve dhe dënimeve politike si hetues në Fier, sipas AIDSSH bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
- Anëtarja e Këshillit të Emërimeve në Prokurori Nurihan Seiti, gjyqtare e diktaturës komuniste, ka dënuar disa persona me akuzat e agjitacion propagandë dhe tentim arratisje nga kufiri.
