Meta, më 2 mars protestë, nuk ka forcë në botë t'i kthejë shqiptarët 30 vite pas

exit.al 20 Shkurt 2020, 10:12

Presidenti Meta e nisi sot ditën me një tjetër ftesë drejtuar qytetarëve për protestën e 2 marsit të lajmëruar një ditë më parë. Përmes nje postimi në Facebook, Meta u kërkoi qytetarëve të tregojnë duke protestuar në  bulevardin Dëshmorët e Kombit se “nuk ka forcë në botë t’i kthejë ata 30 vite pas”. Presidenti rikujtoi përpjekjet e mazhorancës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, e cila sipas tij “përbën qartë një grusht shteti” kjo me qëllim:

“[…] instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie.”

[…] Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t'ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës.”