OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 5 të dënuar

exit.al 7 Dhjetor 2020, 13:01

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve në Fier dhe Ballsh. Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:

  1. B. Q., banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;
  2. A. R., banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vjedhja me armë”;
  3. R. S., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;
  4. M. P., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;
  5. E.(G.) A., banues në Ballsh, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.

Shpërndaje te miqtë