OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 5 të dënuar

exit.al 1 Dhjetor 2020, 13:27

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve në, Tiranë, Lezhë dhe Elbasan.

Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:

  1. Angjelin Ndreka, banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  2. Ndue Jaku, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim
  3. Ilia Pire, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”
  4. Arben Muça, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
  5. Egli Duka, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.

Shpërndaje te miqtë