OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 4 të dënuar në Tiranë

exit.al 18 Shtator 2020, 14:36

Operacioni Forca e Ligjit kërkoi, të enjten deklarimin e pasurisë për 4 të dënuar në Shkodër. Ata janë:

  •  Astrit Tola, banues në Tiranë, i dënuar për  “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”
  • Orion Reçi, banues në Tiranë, i dënuar për “Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”
  • Shkëlzen Dumani, banues në Tiranë, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Rekrutimi i personave me qëllim kryerjen e veprave terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve
  • Saimir Alimehmeti, banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e New York-ut (SHBA), me 22 vite burg për vepra penale që lidhen me terrorizmin.

Personat duhet të plotësojnë formularin brenda 48 orëve. Më pas, përgjigjet do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vendosë mbi ligjshmërinë e tyre.

Shpërndaje te miqtë