OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 4 persona

exit.al 24 Qershor 2020, 13:57

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) i kërkoi deklarimin e pasurisë 4 personave të dënuar për trafik të lëndëve narkotike, vrasje dhe prostitucion. Ata janë:

  • Ali Lorja, i dënuar për vrasje
  • Roland Domi, nën hetim nga autoritetet italiane, për prostitucion dhe trafik të lëndëve narkotike
  • Artur Vaqo, i dënuar nga gjykata italiane, për pjesmarrje në organizatë kriminale dhe trafik të lëndëve narkotike
  • Ardjan Tatin, i dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike

Shpërndaje te miqtë