Policia arreston një nga të dyshuarit për kërcërnimin me armë të biznesmenit nga Buqiza

exit.al 24 Qershor 2020, 13:41

Policia arrestoi të mërkurën Alban Tançin, një nga të dyshuarit për kërcënimin e biznesmenit në Bulqizë, Gëzim Balla. Ndërkohë është shpallur në kërkim i dyshuari tjetër, Feruzan Shehu.

Ditën e hënë Gëzim Balla denoncoi në polici dy personat e mësipërm, pasi ata i kishin kërkuar një shumë prej 10 mijë eurosh dhe e kishin kërcënuar me armë.

Sipas denoncimit të biznesmenit, Tançi dhe Shehu qëlluan në ajër për ta trembur atë.

Shpërndaje te miqtë