OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 2 të dënuar

exit.al 10 Dhjetor 2020, 13:44

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 2 të dënuarve në Korçë dhe Kurbin. Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:

  1. K. C., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim”;
  2. D. H., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.

Shpërndaje te miqtë