OFL kërkon deklarimin e pasurisë nga 3 të dënuar për vrasje, trafikim të narkotikëve dhe vjedhje

exit.al 29 Qershor 2020, 12:27

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar të hënën deklarimin e pasurisë 3 të dënuarve për vrasje, trafikim të lëndëve narkotike dhe vjedhje.

Ata janë:

  • Eftim Ziko, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, trafikim të lëndëve narkotike.
  • Nikolla Panariti, i dënuar për vrasje.
  • Oltian Loga, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe pjesmarrje në organizatë kriminale.

Shpërndaje te miqtë