Infektohet me Covid-19 punonjësi i Portit të Vlorës

exit.al 29 Qershor 2020, 12:11

Një punonjës në Portin e Vlorës është infektuar me Covid-19.

I infektuari është punonjës i ngarkim shkarkimit në port, ndërsa dyshohet se e ka marrë nga të afërmit.

Autoritetet kanë bërë mëngjesin e së hënës dezinfektimin e portit të Vlorës, ndërkohë që ISHP po vazhdon hetimin epidemiologjik të rastit.

Shpërndaje te miqtë