Shtyhet me dy ditë takimi Kosovë–Serbi në Shtëpinë e Bardhë

exit.al 21 Gusht 2020, 19:56

Shtëpia e Bardhë ka shtyrë me dy ditë takimin që pritet të ndodhë në Washington mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, fillimisht e përcaktuar për në datën 2 shtator.

Sipas Gazetës Express, arsyeja e mundshme për shtyrjen e kësaj date është pjesmarrja e mundshme e presidentit Trump në këtë takim.

Nuk dihet ende nëse ky i fundit pritet të jetë pjesë e takimit, që tashmë do të mbahet në datën 4 shtator.

Takimi do të drejtohet nga i dërguari amerikan për dialogun, Richard Grenell dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, Robert O’Brien.

Shpërndaje te miqtë