OBSH: Covid-19 mund të përhapet përmes ajrit

exit.al 9 Korrik 2020, 08:25

Koronavirusi mund të përhapet përmes grimcave shumë të vogla të pështymës që mbeten në ajër për një kohë më të gjatë.

Organizata Botërore e Shëndetit ka pranuar se ka prova të reja që vërtetojnë këtë gjë.

Transmetimi me ajër nuk mund të përjashtohet në ambiente të mbyllura ose të paajrosura, tha një zyrtar i OBSH-së.

OBSH deri më tani kishte thënë se virusi transmetohet përmes piklave të pështymës kur njerëzit kolliten ose teshtijnë.

Nëse provat konfirmohen, ky zbulim mund të ndikojë në ndryshimin e udhëzimeve për hapësirat e brendshme.

Shpërndaje te miqtë